Posts

Një vegël e dobishme me PowerShell

Image
Gjatë punës sime të përditëshme, shpesh me duhet të punoj me objekte me shumë veçori (property). Zakonisht, sa me kompleks projekti në të cilin punoj, aq më komplekse dhe më të shumëta veçoritë e objekteve. Një shembull i tillë me 62 veçori në imazhin më poshtë: Për objekte të këtilla më duhet të shkruaj kod në C#, HTML, Razor, JavaScript e plot tjerë formate. Po ta bëja me dorë, do të humbja shumë kohë, por edhe do të rrezikoja shumë gabime gjatë shkrimit. Për t'i ikur këtyre problemeve e përdori një skript të shkruar në PowerShell. Nëse nuk keni pasur rast të njiheni me PowerShell, ky është emri i një gjuhe programuese që vjen me çdo instalim të Windows 10.  Për shijen time, PowerShell ka një sintaksë "të fëlliqur", por kjo është diçka subjektive. Ajo që është shumë më me rëndësi, është se PowerShell është shumë praktik, shumë i gjithanshëm dhe me të vërtetë shumë i fuqishëm. Jam i sigurt se ka edhe gjuhë tjera që janë poaq e ndoshta edhe më të fuqishm